TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duka për ndeshjen ndaj Serbisë: E rëndësishme, shans për të shkuar në play off

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Duka për ndeshjen ndaj Serbisë: E rëndësishme, shans për të shkuar në play off

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për emocionet që shoqërojnë këtë përballje, rëndësinë e saj për ecurinë e kuqezinjve dhe besimin që ka te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo.

“Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtar që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivi apo që je në luftë për pikë, gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja ndaj Serbisë, për arsye që ne na jep një shans për të shkuar në play off, është shumë e rëndësishme. Të gjitha gjërat e tjera, as unë dhe as lojtarët nuk duam t’i kemi në memorie, qëllimi ynë është sportiv,” tha Duka.

I pyetur nëse kjo sfidë mund të jetë përcaktuese për të ardhmen e trajnerit Silvinjo, presidenti i FSHF-së u shpreh:

“Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Sylvinho do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi, nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cënuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi, padyshim që do të ketë diskutime, qoftë nga ne, qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Sylvinho do të jetë apo jo më tej.”

Duka e sheh përballjen në Leskovac si një ndeshje të hapur, ku Shqipëria mund të marrë rezultat pozitiv:

“Fitorja do të na bënte më të sigurt për të arritur objektivin e play off-it, ndërsa barazimi na mban në lojë. Por ne hyjmë në fushë për tre pikët dhe jemi të ndërgjegjshëm që janë shumë të vështira për t’u marrë. Askush nuk mund të mendojë se ne jemi favoritë. Unë mendoj që kjo është një ndeshje e hapur dhe ne i kemi mundësitë për të marrë 3 pikë.”

Sa i përket zhvendosjes së ndeshjes nga Beogradi në Leskovac, Duka nuk e sheh këtë si faktor që mund të ndikojë:

“Nuk shoh as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të zhvillohet ndeshja. E rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë, ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq.”

Në fund, kreu i FSHF-së theksoi se pavarësisht vështirësive, ka besim të plotë te grupi kuqezi:

“Fitorja do të na bënte vërtet që të kemi një hap më të sigurt drejt play off-it të Botërorit, por edhe barazimi na mban në lojë. E vështirë është, por kam ndjesi pozitive pa dashur ta ekzagjeroj. Kam besim te grupi dhe fryma e grupit që ne kemi. Ne nuk kemi kualitete të jashtëzakonshme, por kemi kualitet dhe grup më të mirë se Serbia, kështu që kam vërtet ndjesi të mira.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën