TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arta Nallbani prezanton planprogramin për Pejën: Peja do të jetë funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Arta Nallbani prezanton planprogramin për Pejën: Peja do të jetë funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Nallbani, ka prezantuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 planprogramin e saj për qeverisjen lokale, të ndarë në tri shtylla kryesore që synojnë zhvillimin urban, ekonomik dhe shoqëror të qytetit.

“E kemi ndarë planprogramin në tri shtylla kryesore. Shtylla e parë është ‘Peja e gjallë dhe funksionale’, duke e menduar qytetin si një organizëm që funksionon ashtu si njeriu – që nga momenti kur zgjohet,” – u shpreh Nallbani.

Ajo theksoi se prioritet i veçantë do t’i jepet zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme lokale, në kuadër të shtyllës së dytë – “Peja e zhvilluar”.

“Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme lokale do të jetë në qendër të vëmendjes. Do të mbështesim iniciativat që forcojnë ekonominë lokale dhe krijojnë vende pune për qytetarët tanë,” – shtoi ajo.

Shtylla e tretë përfshin zhvillimin në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe turizmi, me theks të veçantë te potenciali natyror dhe kulturor i qytetit.

“Peja ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme. Arsimi dhe shëndetësia po ashtu do të kenë përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe cilësi,” – tha Nallbani.

Në vazhdim, kandidatja e PDK-së u shpreh se qasja e saj do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe më e ndjeshme ndaj nevojave të përditshme të qytetarëve.

“Programi ynë dallon nga ai aktuali, sepse ne synojmë një planifikim urban më të qasshëm për të gjithë – duke nisur nga nënat me karroca, të cilat sot e kanë shumë të vështirë të ecin në rrugët e Pejës, e deri te personat me nevoja të veçanta. Do të fillojmë me zgjerimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore,” – u shpreh ajo.

Një tjetër pikë e rëndësishme e programit është dixhitalizimi i shërbimeve në qendrat e mjekësisë familjare dhe krijimi i një platforme online për konsultime shëndetësore bazike.

“Përveç përmirësimit të qendrave ekzistuese të mjekësisë familjare, ato që nuk kanë pajisje moderne do t’i furnizojmë me teknologji digjitale dhe hapësira të rregulluara. Po ashtu, do të krijojmë një platformë online për konsultime bazike, në mënyrë që qytetarët të mos presin në radhë për shërbime të thjeshta,” – theksoi më tej Nallbani.

Në fund të intervistës, ajo tha se një nga vlerat kryesore të programit është transparenca dhe barazia për të gjithë qytetarët.

“Ne duam një Pejë transparente, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë,” – përfundoi ajo.

Tags: ditariPejeTËVË !zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Vajza raporton zhdukjen e vëllait në Klinë, policia nis hetimet

Zbulohen 225 monedha të falsifikuara prej 2 eurosh në një bankë në Prishtinë

Zbulohen 225 monedha të falsifikuara prej 2 eurosh në një bankë në Prishtinë

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Rahovec, një grua dërgohet në strehimore

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Mbi 92% të votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar të partive

Mbi 92% të votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar të partive

​Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër

​Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër

E marta me diell dhe vranësira

E shtuna me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën