TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Behrami: Kriza politike nuk po shkaktohet nga Kushtetuesja, por nga frika e Kurtit

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Behrami: Kriza politike nuk po shkaktohet nga Kushtetuesja, por nga frika e Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është shprehur skeptik se do të ketë tejkalim të krizës politike pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Behramit, përgjegjës për krijimin e ngërçit politik në Kosovë nuk është as Gjykata Kushtetuese dhe as aktgjykimet e saj, por frika e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’u ballafaquar në Kuvend, pasi ai nuk i ka votat e nevojshme për të qenë sërish kryeministër.

“Unë jam shumë skeptik, sepse nuk është Gjykata Kushtetuese apo aktgjykimet e saj që e kanë krijuar këtë ngërç politik, por është frika e Albin Kurtit për t’u ballafaquar në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të votave si kandidat për kryeministër. Ky është ankthi më i madh i tij, që mund të vijë një ditë kur ai e merr mandatin nga presidentja për të formuar qeverinë, por nuk i ka numrat. Për t’i ikur asaj dite, ai po përpiqet të krijojë kriza të paqena, rregulla të reja të paqena, duke shkelur Kushtetutën, ligjet dhe çdo praktikë parlamentare që ka ekzistuar deri më sot. Albin Kurti nuk i ka votat për t’u bërë kryeministër,” ka deklaruar Behrami në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 shtator ka marrë vendim që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

“Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Gjykata ka thënë se ka vendosur të vazhdojë masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

Në njoftim është bërë e ditur se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese dhe njoftimit të palëve.

Aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende në faqen e këtij institucioni.

Tags: albin kurtiArtan BehramiGjykata Kushtetuesepdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Ymeri: Prishja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën