TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani për Samitin e Brdo-Brionit: Vuçiqi i Serbisë tentoi ta prishte takimin me fyerje e arrogancë

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Osmani për Samitin e Brdo-Brionit: Vuçiqi i Serbisë tentoi ta prishte takimin me fyerje e arrogancë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar të prishë takimin e Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, duke u drejtuar me arrogancë dhe fyerje.

Megjithatë, sipas Osmanit, për çdo propagandë që Vuçiq synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, Kosova kishte argumente të fuqishme, të cilat, siç ka theksuar ajo, janë fuqizuar dhe mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare përmes vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë, në tentim që ta prishte takimin. Arritëm në fund të miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet, e natyrisht për çdo propagandë që Vuçiqi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumentet në anën e së drejtës që janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare nëpërmjet vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Osmani në një prononcim për media pas samitit.

Më tej, Osmani ka theksuar se Vuçiq është ankuar edhe për aleancën që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, kanë nënshkruar në fushën e mbrojtjes gjatë këtij viti, por që sipas saj, ka marrë rikonfirmimin që ky bashkëpunim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e tri vendeve.

“Edhe pse Vuçiqi kishte ankesa për paktin tonë të marrëveshjes së përbashkët Kosovë, Shqipëri, Kroaci në fushën e mbrojtjes, ai mori konfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë. Përgjigja ime ishte se në tërë historinë e ekzistencës sonë si komb, ne asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, asnjëherë se kemi pushtuar askënd, por gjithnjë e kemi mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë veten dhe integritetin tonë territorial. Aleanca jonë është aleancë për t’u mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga të tjerët. Në rastin tonë si Republikë e Kosovës rreziku vjen nga Serbia dhe natyrisht do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë me qëllim që të mbrohet çdo centimetër i territorit të Kosovës dhe liria e fituar me shumë sakrificë e mund”, ka deklaruar ajo./teve1.info/

Tags: Aleksander VuçiqKosovaSerbiaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën