TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ synon rezultate të shpejta për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor, të prezantojë dy lloje të rezultateve preliminare të Zgjedhjeve Lokale.

Rezultatet jopërfundimtare nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale, do të mund të transmetohen brenda pak orëve, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve nga KQZ.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt, KQZ kishte dështuar të transmetonte rezultatet preliminare të subjekteve politike për shkak të problemeve të paraqitura me platformën elektronike të rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KP se gjatë përgatitjeve të Zgjedhjeve Lokale janë trajtuar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar ky institucion në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Në përgjigje ndaj sfidave të paraqitura në zgjedhjet e fundit, të cilat ndërlidhen me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe evidentimit të tyre përmes softuerit, për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ ndërmarrë veprimet e nevojshme për zhvillimin e softuerit të ri për rezultate preliminare nga vendvotimet, rezultate nga Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.

I pyetur se çfarë të dhënash do të publikojë KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve, Elezi tha se përveç rezultateve preliminare, në orare të caktuara publiku do të njoftohet edhe për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit. Prandaj, KQZ po bën përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo Qendër Votimi dhe Vendvotim”, tha Elezi.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale nuk bëhet në vendvotime, por në Qendrat Komunale të Numërimit. KQZ ka caktuar nga një qendër të tillë për çdo komunë dhe do të jenë të vendosura kryesisht në palestra sportive.

Tags: KQZKuvendi i KosovesTeve1Valmir Elezizgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën