Ky veprim vjen pasi Pheniani vazhdon të përshkallëzojë testimet me raketa.
Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, ka thënë se Qeveria e tij do të përgjigjej ashpër ndaj secilit provokim që vjen nga fqinji verior.
“Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë çarje në mbrojtje të jetëve dhe pronave të popullit tonë”, ka thënë ai.
Duke folur para një vendi përkujtimor të luftës në Seul, ai ka shtuar se programet verikoreane bërthamore dhe ato të raketave “janë duke prekur nivele që kërcënojnë jo vetëm paqen në Gadishullin Korean, por edhe në Azinë Verilindore dhe gjithë botën”, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kryejnë vazhdimisht stërvitje të përbashkëta ushtarake, të cilat zemërojnë Korenë e Veriut.
Koreja Veriore ka kryer disa testime të raketave në muajt e fundit, duke përfshirë raketa balistike interkontinentale, për herë të parë pas pjesë vjetëve.
Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testime të tilla dhe kanë vendosur sanksione të ashpra në të kaluarën për veprime të ngjashme./rel