TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla pas sulmit në Banjskë: Investuam shumë që t’i përgjigjemi çdo situate

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Sveçla pas sulmit në Banjskë: Investuam shumë që t’i përgjigjemi çdo situate

Sot  janë bërë dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe grupi i tij, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nga ky sulm u plagos polici Alban Rashiti dhe u lëndua një tjetër pjesëtar i Policisë.

Me këtë rast, krerët e shtetit bënë homazhe në nderim të heroit Bunjaku, ndërsa pranë varrit të tij shkuan edhe deputetë e ambasadorë.

Gazetari i Teve1, Venhari Isufi, solli një reportazh kushtuar kësaj ngjarjeje, ku u rikujtua se si ndodhi sulmi. Në reportazh foli edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

I pyetur për kapacitetet policore në rast të një sulmi të ngjashëm nga grupet kriminale serbe, Sveçla theksoi se Policia e Kosovës tashmë është më e fortë.

“Në përgjithësi, përgjatë kohës, sa të punojmë ne, raportet e forcës po ndryshojnë. Do të thotë, ne nuk jemi ata të para katër vitesh, nuk jemi ata të para dy vitesh, nuk jemi as ata të para një viti. Po punojmë në vazhdimësi që kapacitetet tona të rriten, të fuqizohen dhe të jenë të gatshme të përgjigjemi ndaj çfarëdo lloj sfide që mund të vijë nga Serbia”, tha Sveçla për Teve1.

Ai shtoi se brenda Kosovës nuk sheh ndonjë kapacitet për destabilizim të madh, por gjithsesi ekziston rreziku për incidente.

“Mendoj që momentalisht, për brenda Kosovës, nuk shohim ndonjë kapacitet për destabilizim të madh. Por gjithsesi ka potencial për incidente e konflikte të këtij lloji, duke qenë se as nuk ka ndërruar regjimi në Serbi, por as qasja e tyre ndaj Kosovës”, u shpreh Sveçla.

Ministri nënvizoi se shumica e qytetarëve serbë në Kosovë duan qetësi dhe stabilitet.

“Shumica e qytetarëve të komunitetit serb dëshirojnë qetësi, dëshirojnë stabilitet dhe mundësi për prosperitet. Atë ne po e ofrojmë, duke pasur mbi të gjitha parasysh garancitë që atyre duhet t’u japim për mbrojtje nga ekstremistët”, tha ai.

Duke folur për ndikimin e grupeve kriminale serbe në veri, Sveçla tha se pushteti i tyre është minimizuar.

“Përderisa më herët Radoiçiqi dhe terroristët e tjerë ishin të pushtetshëm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, tashmë ky pushtet dhe kjo fuqi e tyre është duke u minimizuar. Roli ynë është që ai pushtet ndaj qytetarëve tanë të eliminohet në plotësi”, deklaroi Sveçla.

Tags: Afrim BunjakubanjsksulmiTeve1Xhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

​Moti sot

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën