Xhafa në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa pamje në vende të ndryshme që tregojnë rrjedhjen e ujit.
Ai ka thënë se kjo do të vijë nëse nuk ndalen keqpërdorimet.
“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”, ka shkruar Xhafa.