Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se luftimi i kontrabandës dhe kontrollit kufitar në atë pjesë kanë dhënë shumë rezultat, shkruan teve1.info
“Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak. Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme. Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve”, ka shkruar ai.
Sveçla ka shtuar se “mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”. /Teve1.info/