TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe tensionimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pezullimit të dialogut strategjik nga Uashingtoni.

Në emisionin “Mesditë” në televizionin Tëvë1, Tahiri ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të re të unitetit kombëtar, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti nga çdo rol ekzekutiv në të ardhmen e afërt.

Sipas saj, pezullimi i dialogut nga SHBA është një sinjal shumë i rëndë për shtetin e Kosovës.

“Nëse aleati kryesor e ndërpret dialogun strategjik, e thotë qartë se nuk e ka obligim më as ta njohë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit kjo është ndalje e rrugës,” deklaroi Tahiri.

Ajo theksoi se Kosova nuk është e ndërtuar mbi baza të dobëta, por mbi sakrificën e brezave dhe heronjve të luftës.

“Ky shtet nuk ka themele të dobëta, por themele të forta  sepse i ka themelet te heronjtë që ranë për liri. Por bota këtë nuk po e sheh më për shkak të krizës aktuale politike,” shtoi ajo.

Edita Tahiri u bëri thirrje partive politike që të veprojnë urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Prandaj është urgjente që të gjendet rrugëdalja. Të bëhet një qeveri e koalicionit nga të gjitha anët  nga opozita dhe edhe ata që nuk janë zyrtarisht në pushtet, por që aktualisht po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme. Të ulen bashkë, të bisedojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të Kosovës dhe popullit, edhe për hir të aleancës me Amerikën,” theksoi Tahiri.

Duke komentuar më tej situatën, ajo shprehu bindjen se zgjidhja nuk do të vonojë dhe se do të vijë përmes krijimit të një formati të ri qeverisës.

“Pas këtij pezullimi të dialogut strategjik nga Amerika, pres dhe jam e bindur që shumë shpejt do të ketë rrugëdalje. Me fjalë të tjera, do të ketë një formulë  një qeveri koalicioni, por pa Albin Kurtin si kryeministër,” përfundoi ajo.

Tags: "Mesditë"Edita TahiriTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekzekutohen pagat me rritje prej 55 euro për shërbyesit publikë

Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

Sveçla pret në takim Komisionerin e OSBE-së për Minoritetet, Christophe Kamp

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

​Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhetin për Zubin Potokun

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën