TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Nënkryetarja e Leposaviqit intervistohet nën dyshimin se sulmoi një zyrtare komunale

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
​Nënkryetarja e Leposaviqit intervistohet nën dyshimin se sulmoi një zyrtare komunale

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, është ndaluar dje nën dyshimin se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

Rastin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se për rastin nënkryetarja e komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Ne kemi pranuar një informacion se një ish-zyrtare, ta quajmë tash është sulmuar nga nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit. Kemi intervistuar nënkryetaren në cilësinë e personit të dyshimtë për rastin. Nuk ka persona të ndaluar dhe të arrestuar ka pas një intervistim i cili është zhvilluar dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha ai.

Shkaku i këtij sulmi dyshohet të jetë se zyrtarja komunale ishte e punësuar me kontratë mbi vepër.

“Nuk kam shumë mundësi të flas për rastin sepse është pjesë e hetimit, por kemi informacione se zyrtarja ka qenë me kontratë mbi vepër dhe nuk ka pas afat, problemi ka ndodhur aty”, deklaroi Elshani.

Lidhur me sulmin në komunën e Leposaviqit për KosovaPress kanë dhënë detaje edhe nga Prokuroria Themelore në Mirrovicës. Sipas zëdhënsit për media të kësaj Prokurorie, Valon Preteni dyshohet që nënkryetarja e kësaj komune, Marina Bogojeviq e ka shtyrë zyrtaren tjetër komunale. Ai thotë se nuk ka persona të lënduar, dhe se prokuroria ka hap rast ndaj nënkryetares së Leposaviqit për veprën penale “Sulm”.

“Dyshohet që në Komunën e Leposaviqit dy persona janë përfshirë në një rast një zyrtare e Komunës së Leposaviqit dyshohet që e ka sulmuar duke e shtyrë një zyrtare tjetër është intervistuar e dyshuara dhe është hapur rast për veprën penale sulmi rasti do të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë… nuk ka lëndime vetëm e ka shtyer”, tha ai.

Ndërsa, përmes telefonit, nënkryetarja e Leposaviqit, Marina Bogojeviq i tha KosovaPress-it se me zyrtaren komunale ka pas konflikt verbal dhe për këtë ka dëshmitarë.

Ajo theksoi se shkaqet nuk i di, pasi çdo kërkesë e ish-punëtores së zyrës së saj i janë ofruar.

“Ka qenë punëtore e imja për dy vite tek zyra ime. Kemi pas konflikt verbal kam dëshmitarë zyrtarët komunal dhe qytetarë që rastisën të jenë aty. Nuk e di për çfarë qëllimi ka pas ajo të gjitha dokumentet që ka kërkuar ia kemi ofruar”, tha ajo.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast është raportuar se një person është arrestuar.

Tags: Marina BogojeviqTeve1Veton Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hidhet shorti në KQZ, renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Politologu dhe analisti Blerim Gashi i bashkohet Partisë Guxo

Tërhiqet shorti për edicionin e Ligës së dytë, juniorëve dhe kadetëve

Superliga, pa gola në Gjilan e Prishtinë pas pjesëve të para

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi mbetet pa sulmuesin Gnapi, del më të kuq

Yakin thotë se kritikat e Xhakës ndihmuan Zvicrën

Yakin thotë se kritikat e Xhakës ndihmuan Zvicrën

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën