TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi: Shqetësim për shqiptarët

Pas 14 vitesh, shteti i Serbisë po tenton të rikthejë shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Këtë nismë po e shohin me shqetësim shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Për deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përvoja në të kaluarën nuk ka qenë e mirë për shqiptarët sepse shumica prej tyre janë kthyer të vdekur.

by Fetije Kamberi
11 muaj ago
0 0
A A

Shërbimin ushtarak po synojnë ta bëjnë të detyrueshëm në Serbi.

E kjo nismë po shihet si shqetësim për shqiptarët që jetojnë në Serbi, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se shqiptarët nuk kanë përvojë të mirë në këtë drejtim nga vitet e 80-ta.

“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë e pësuara në të kaluarën nga të rinjtë shqiptarë që ishin në shërbim në Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike”, ka thënë Kamberi.

Që shërbimi ushtarak ka lënë pasoja nga e kaluara e thotë edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Edhe Sinani është kundër një nisme të tillë.

Për Ragmi Mustafin, këshilltarin e zëvendës-kryeministrit në detyrë të Kosovës Besnik Bislimit, kjo është njëra nga politikat e shtetit serb.

Por për të, kjo mbetet e papranueshme për shqiptarët që jetojnë në tri komunat atje.

Qeveria serbe ka paralajmëruar që shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr më 1 janar të vitit 2011, do të rikthehet në vitin 2025. Nga koha kur është hequr, njerëzit kanë shkuar në ushtri vetëm vullnetarisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 67-të në Tiranë

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 67-të në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Nga 6 gushti fillojnë kontrollet për përbërjen dhe etiketimin e qumështit

Nga 6 gushti fillojnë kontrollet për përbërjen dhe etiketimin e qumështit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Dyshohet se përvetësoi gjysmë milioni euro, Prokuroria kërkon paraburgim

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën