TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

by TËVË 1
9 muaj ago
0
A A
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, mbajti më 15 dhe 16 shtator informimin e tij përfundimtar para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, në formatin e KFOR-it, në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjatë raportimit, gjeneralmajor Barduani ndau vlerësimin e tij për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e fundit të misionit.

Ai theksoi se “situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet subjekt i rreziqeve të përshkallëzimit të papritur, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura”.

Sipas tij, pavarësisht sfidave në terren, KFOR-i ka mbajtur kursin e tij, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe shmangien e incidenteve që mund të kishin çuar në shpërthime të paqëndrueshmërisë, si dhe në mbështetjen e përpjekjeve diplomatike.

Gjeneralmajor Barduani foli edhe për forcimin e misionit, “përfshirë vendosjen e përkohshme të forcave rezervë”, si dhe për ruajtjen e një qasjeje fleksibile në terren përmes patrullimeve të rregullta, kontakteve me komunitetet lokale dhe aktiviteteve trajnuese.

Ai vuri në pah edhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët kryesorë: komunitetin ndërkombëtar, organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.

Duke rikujtuar mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, Komandanti i KFOR-it nënvizoi:

“KFOR-i ka demonstruar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtasë qëndrimin e tij sipas nevojës. Megjithatë, rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake. Është politike”.

Në Bruksel, gjeneral Barduani zhvilloi gjithashtu një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian (CEUMC), Gjeneralin Seán Clancy, me të cilin shqyrtoi bashkëpunimin e KFOR-it me EULEX-in dhe operacionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë.

 

Tags: Enrico BarduaniKFORTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Bilanci javor i Policisë në Prishtinë – 170 urdhëresa të realizuara dhe mijëra gjoba në trafik

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku paralajmëron reforma në LDK: Na duhen njerëz që ndërtojnë, jo që pengojnë

Rezultatet e para të KQZ-së për subjketet politike

Numërohen të gjitha votat, këto janë rezultatet preliminare

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Bilanci javor i Policisë në Prishtinë – 170 urdhëresa të realizuara dhe mijëra gjoba në trafik

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Leipzigu nis bisedimet për Asllanin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi, transferimi i parë te Fenerbahçe

Nga Australia në Evropë, këto janë vendet që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale

Nga Australia në Evropë, këto janë vendet që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku paralajmëron reforma në LDK: Na duhen njerëz që ndërtojnë, jo që pengojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën