TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia sekuestron rreth 93 kg marihuanë në Prizren

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Policia sekuestron rreth 93 kg marihuanë në Prizren

Përmes një njoftimi, PK-ja ka bërë të ditur se sot është ndaluar një automjet i tipit Mercedes me targa vendore me drejtues të Shqipërisë, i cilli në tentativë për t’u arratisur në këmbë është arrestuar nga zyrtarët policor.

Sipas PK-së, pas arrestimit të të dyshuarit të lartcekur është bërë kontrollimi i automjetit me ç’rast janë vërejtur disa thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

“Në vazhdën e zhvillimit të këtij operacioni policor është bërë dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se me një automjet të tipit Audi me targa të Shqipërisë i ka siguruar rrugën për lëvizje të dyshuarit të parë i cili po lëvizte me automjetin me narkotik. Gjatë zhvillimit të procedurave lidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar: Njëqind e tetëdhjetë e një (181) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit, Marihuanë, me peshë 93 kilogram e 249 gram. Një peshore. Gjashtëqind e njëzet e dy (622) euro. Gjashtëmijë e shtatëqind (6700) lekë të Shqipërisë. Dhe dy automjetet e përfshira në rast”, thuhet në njoftim.

Pas marrjes së urdhrit verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, nga Policia kanë thënë se është kontrolluar edhe depoja e cila ishte nën shfrytëzim të personave të dyshuar, ku dhe janë vërejtur mallra të ndryshme që dyshohet se janë të kontrabanduara.

“Me këtë rast janë njoftuar zyrtarët kompetent nga Dogana e Kosovës të cilët janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme. Lidhur me rastin po ashtu është konfiskuar edhe një automjet tjetër i tipit Mercedes me targa të Shqipërisë, i cili ishte në afërsi të depos, nën shfrytëzim të personave të dyshuar”, thuhet më tej në njoftim. /teve1.info/

Me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën