TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje kornizë për transferimin e pronësisë së TikTok-ut

by teve1
1 vit ago
1
A A
SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje kornizë për transferimin e pronësisë së TikTok-ut

Uashingtoni dhe Pekini kanë arritur një marrëveshje kornizë për transferimin e TikTok në pronësi të kontrolluar nga SHBA-të, ka thënë  Jamieson Greer, një përfaqësues tregtar i SHBA-së, raporton gazeta Guardian.

Duke folur pasi doli nga negociatat me zyrtarët kinezë, Scott Bessent tha se marrëveshja po afrohej, por nuk pranoi të zbulonte kushtet komerciale.

“Kemi një kornizë për një marrëveshje për TikTok ”, u tha sekretari i thesarit gazetarëve pasi doli nga bisedimet e nivelit të lartë në Madrid. “Nuk do të flasim për kushtet tregtare të marrëveshjes. Është midis dy palëve private, por kushtet tregtare janë rënë dakord.”

Marrëveshja kornizë është një përparim në mosmarrëveshjen e gjatë mbi pronësinë e TikTok, e cila ka ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare në Uashington lidhur me kompaninë kineze mëmë të aplikacionit, ByteDance.

Në prill 2024, Joe Biden nënshkroi legjislacionin që i dha ByteDance nëntë muaj për t’ia shitur platformën një blerësi të miratuar nga SHBA-ja ose të përballet me një ndalim të plotë – një afat që Donald Trump e ka zgjatur vazhdimisht.

Saga e pronësisë së TikTok daton që nga viti 2020, kur Trump urdhëroi për herë të parë ByteDance të hiqte dorë nga TikTok ose të përballej me mbyllje.

Bessent tha se detajet përfundimtare do të zgjidhen kur Trump të flasë me Xi Jinping, presidentin e Kinës, të premten. Greer konfirmoi se marrëveshja tani ishte në pritje të miratimit nga të dy udhëheqësit.

“Nuk do të merremi me biznesin e zgjatjeve të përsëritura”, tha Greer. “Kemi një marrëveshje”.

SHBA-të vlerësohet të kenë mbi 135 milionë përdorues aktivë në platformë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, e cila lançoi llogarinë e saj zyrtare në gusht, pavarësisht faktit se vetë pajisjet qeveritare ende e kanë të ndaluar përdorimin e aplikacionit sipas ligjit federal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

​Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi: E dimë të vërtetën, por ende mungon drejtësia

​Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi: E dimë të vërtetën, por ende mungon drejtësia

Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë në krah Kosovës

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën