TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-ambasadori holandez: UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë

Në protestën e mbajtur sot në Hagë janë mbajtur disa fjalime. Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch ka thënë se UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë , andaj ta quash atë organizatë kriminale është ofendim edhe për NATO-n.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
0 0
A A

Kur mbante pozitën e ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i kishte të shpeshta takimet me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin.

Temë e bisedave të tyre ishte edhe themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për presionin që ia bëri Thaçit dhe deputetëve të Kuvendit për ta votuar Specialen, tash Bosch është pishman.

“Kemi pasur kërkesa nga shtetet tona që të bëjmë presion dhe të kërkojmë krijimin e Gjykatës Speciale, edhe pse nuk më pëlqeu, megjithatë e bëra punën time me kërkesën nga shteti im”, tha ai.

Nga takimet me Thaçin, Bosch ndau një kujtim në fjalimin e tij para qindra protuesve në Hagë.

“Më kujtohet mirë kur takova Thaçin dhe ai ishte pak i shqetësuar. Unë i thash se nëse do të jetë gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Por unë nuk kisha të drejtë, sepse gjyqi nuk ishte aq serioz sa unë kisha pritur. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt për trafikim të organeve, ai doli të ishte i rreme. Sepse vet gjyqtari kishte ardhur në përfundim se nuk kishte një gjë të tillë dhe ishte trillim i serbëve. Pra do të duhej të mbyllej gjykata sepse nuk kishte kuptim të vazhdonte më”, tha ish-ambasadori.

Bosch theksoi se ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim edhe për vetë NATO-n, pasi aleanca më e fortë ushtarake në botë nuk bashkëpunon me organizata kriminale.

Një fjalim në protestën kundër punës së Gjykatës Speciale, e mbajti edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i cili mbajti rreth katër vite burgim si i dënuar nga Specialja.

“Sot kur shohim ish-udhëheqësit e UÇK në burgje të padrejta, kur shohim se emri i UÇK-së përdoret si faj ndaj dhimbjeve por mbi të gjitha ndjejmë zemrërimin dhe krenarinë. Dhimbja e zemërimi për heshtjet, krenaria sepse jemi pasardhësit e një ushtrie që nuk u përkul as përpara tenkave serbe as përpara helikpoterërëve serbë”, u shpreh Gucati.

E ish-luftëtari i UÇK-së dhe një nga organizatorët, Fatmir Koci, tha se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.

“Për të gjithë ata që janë duke u akuzuar dhe mbajtur padrejtësisht thërrasim me zë të lartë, ne nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Fadil Fazliu, Haxhi Shala, dhe shumë të tjerë janë heronj të kombit që përveç se udhëheqës të UÇK-së, ata ishin edhe themelues e bartës të proceseve të shtetit të Kosovës”, tha Koci.

Për protestën ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se me zemër dhe mendje edhe ai është në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën