TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë kundër gjashtë personave për “shpëlarje të parave” si dhe “posedim të armëve”

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Aktakuzë ndaj 21 personave për rasitin “Subvencionet I”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në periudhën kohore gjatë vitit 2021, e deri në datën e arrestimit të tyre me 20.10.2021, në lokacione të ndryshme në Kosovë, të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R, kanë poseduar shumën e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, kartëmonedha me ngjyrë, edhe pse e kanë ditur se të njëjtat janë përfituar përmes aktivitetit kriminal nga kryes aktualisht të panjohur të cilët i kishin siguruar ato me përdorimin e forcës apo mjeteve tjera të forta tek institucionet financiare brenda apo jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit, të pandehurit A.O., A.Q dhe Sh.R., me dashje dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më datë 20.10.2021, duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas një koordinimi paraprak mes tyre, të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar, shuma e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë, është siguruar përmes aktivitetit kriminal, janë përpjekur që t’i këmbejnë ato me para origjinale në shumën prej 30 % të shumës së përgjithshme, t’i transferojnë ato tek personat e tretë me qëllimin që të njëjtat të pastrohen dhe të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme për të fshehur në këtë mënyrë natyrën dhe burimin e vërtetë”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime të pandehurit F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

“Po ashtu, i pandehuri A.O., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një armë gjuetie ‘mosberg patriot’ kalibri 30.06 Laser i armës, Dylbi e vendosur në armë, Karikator i zbrazet, thikë me futrollë me mbishkrim Byker, 20 fishek kalibri; ndërsa i pandehuri L.S., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë të tipit Zoraki M906T me katër copë fishek kalibër 7.65 mm, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili prej tyre veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, është bërë e ditur në komunikatë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Dëshmitari sjell detaje për rastin në Ferizaj, 32-vjeçari plagosi të dashurën e më pas shtiu mbi veten

Dëshmitari sjell detaje për rastin në Ferizaj, 32-vjeçari plagosi të dashurën e më pas shtiu mbi veten

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën