Në një njoftim për media, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 522 kandidatë, shkruan teve1.info
“Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë. Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/