TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë, Çeferin: Futbolli bashkon njerëzit

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë, Çeferin: Futbolli bashkon njerëzit

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljosha Asanoviq, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin Çeferin dhe Presidentin Duka. Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Çeferin, Luís Figo, Aljosa Asanoviq, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin foli për mediat shqiptare që mbuluan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Në fjalën e tij përpara mediave shqiptare, Presidenti i UEFA-s nënvizoi se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë. Ai theksoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota.

“Mesazhi im , jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.

I pyetur se pse pritën kaq gjatë për të zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, kreu i qeverisë së futbollit evropian tha: “Nuk na mori shumë kohë. Mendoj se kjo është mbledhja e tretë ose e katërt që bëjmë jashtë Zvicrës. Çdo shtator ne shkojmë në vende të ndryshme. Mendoj se keni një medalje bronzi tani dhe kjo është diçka shumë e mirë”.

Presidenti Ceferin vlerësoi infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, veçanërisht stadiumin kombëtar. Sa i përket projekteve që UEFA ka për Shqipërinë, ai tha se duhet folur me Presidentin Duka dhe për momentin nuk mund të flasë për diçka konkrete. “Duhet të flisni me Presidentin e FSHF-së për këtë. Por infrastruktura juaj dhe veçanërisht stadiumi kombëtar është shumë i bukur. Mund të organizojmë diçka këtu, por për momentin nuk do të ishte e drejtë nga ana ime të flisja për diçka konkrete. Nga njëra anë, ka një proces aplikimi dhe nga ana tjetër, aktualisht nuk e di. Di vetëm që keni infrastruktura është shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandin, gjë që ndihmon shumë”.

Në fund, shefi i futbollit evropian dha edhe një këshillë për lojtarët e rinj në të gjithë Evropën dhe nënvizoi se ata duhet të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase. “Do t’u jepja një këshillë të gjithë lojtarëve të rinj, jo vetëm në Shqipëri. Të punojnë, të punojnë dhe të punojnë. U them të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase sepse është më e lehtë ta provosh veten në një ligë vendase dhe më pas të shkosh jashtë. Shumë lojtarë gabojnë kur largohen në moshën 16-17 vjeçare në klube të mëdha dhe në fund karriera e tyre përfundon para kohe. Prandaj ata duhet të shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Drenica e shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Drenica e shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

“Info Nata”- 03.12.2025

“Info Nata”- 03.12.2025

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas kërcënimit të Netanyahut, përfshirë dy fëmijë

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas kërcënimit të Netanyahut, përfshirë dy fëmijë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën