Sipas IHMK-së, do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura, teksa pritet të ketë edhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.
“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/