Ai thotë se vajzave me shami po u mohohet e drejta elementare e shkollimit mbi motivacionin e besimit fetar.
“Gjetja e dytë që konsideroj që është si shqetësim i ngritur që nga viti 2010 në Kosovë, bëhet fjalë për një udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit i cili cenon të drejtat elementare të vajzave me shami, çështje si e drejta e arsimit, konsideroj që ky udhëzim administrativ që i pengon ose që në një mënyrë të caktuar kohore i ka penguar edhe në mënyrë më të theksuar të drejtën e arsimit të vajzave me shami, besoj që është gjetje shumë e mirë, në këtë rast një shkelje elementare siç është e drejta për arsim mbi motivacionin e besimit fetar”, tha Klinaku.
Klinaku tutje theksoi se cdo bashkësi fetare duhet të lobojë për realizimin e interesave të veta dhe se gjetjet në raportin e DASH-it të mos përseriten në vijim.
“Konsideroj që çdo bashkësi fetare në Kosovë duhet të insistojë me ngulm që t’i realizoj interesat e veta dhe në të njëjtën kohë edhe grupet e interesit, partitë e ndryshme politike, në të njëjtën kohë edhe individët duhet ë lobojnë në vazhdimësi që këto gjetje që janë gjetur në këtë raport të përmirësohen dhe mos të përsëriten në vitet në vijim”, tha ai në një lidhje direkte në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.
Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik. Një projektligj i hartuar për t’u dhënë atyre një status të tillë, i paraqitur në parlament në vitin 2020, mbeti pezull.