Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se viktima ka qenë me rimorkio në momentin që rrufeja e ka goditur.
Sipas tij, familjarët e kanë dërguar viktimën në Spitalin Rajonal të Prizrenit, mirëpo i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 17:00 një person nga fshati Petrovë e Prizrenit është goditur nga rrufeja. Viktima ka qenë me rimorkio në momentin që rrufeja e ka goditur. Është kapluar nga zjarri rimorkio e cila ka qenë e ngarkuar. Nga familjarët viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, mirëpo ai nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Gashi.
Ai thotë se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
“Njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore. Është duke u trajtuar si rast vdekje i dyshimtë”, ka thënë Gashi. /teve1.info/