TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në gjykatë si palë e dëmtuar, Klinaku e Selmani nuk e pranojnë fajësinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraditen e sotme u paraqit si palë e dëmtuar në Gjykatë, pasi nisi gjykimi kundër Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët e kanosën Kurtin përmes rrjeteve sociale

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0 0
A A

Prezenca e tyre këtu nuk është e zakonshme.

Ata i paraprinë ardhjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Si palë e dëmtuar, mëngjesin e sotëm Kurti u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën fillestare, prokurori special lexoi aktakuzën ku jepen detaje se si dy të akuzuarit, Faton Klinaku e Nuredin Selmani, përmes postimeve në facebook, kanosën Kurtin.

Me cilësimin e përmbajtjes si kanosës nuk u pajtua Klinaku, e as Nuredin Selmani.

E Kurti, refuzoi të paraqesë kërkesë pasurore juridike ndaj të akuzuarve.

Edhe pas seancës, dyshja Klinaku e Selmani nuk u zmbrapsën nga mesazhet e tyre që u bën shkas që ndaj tyre të ngritej aktakuza.

Faton Klinaku, në gusht të vitit 2023 kishte përsëritur këtë postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, Nuredin Selmani sipas Prokurorisë, e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve të bëra në Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të Klinakut.

Në një afat 30 ditor pas seancës së sotme, të dy kanë kohë që ta kundërshtojnë aktakuzën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AGK mirëpret lirimin e kameramanit Tahiri

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, AGK: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sulme dhe presione

Kosova ndjek ShBA-në në Gazë

Kosova ndjek ShBA-në në Gazë

Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999 në Bukosh: 35 civilë u vranë, kërkohet drejtësi

Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999 në Bukosh: 35 civilë u vranë, kërkohet drejtësi

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik në Prishtinë – sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Mijëra trupa palestinezë ende të bllokuar nën rrënojat e Gazës

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti viziton Armeninë – merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe “Yerevan Dialogue”

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën