TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët dhe tregtarët në Shqipëri zbatojnë vendimin për ndalimin e qeseve të plastikës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qytetarët dhe tregtarët në Shqipëri zbatojnë vendimin për ndalimin e qeseve të plastikës

Gjatë një vëzhgimi të ATSH-së në tregjet dhe supermarketet e Tiranës vihet re heqja e qeseve plastike njëpërdorimshe që nuk plotësojnë kushtet.

Konsumatorët që shkojnë në markete kanë marrë me vete trasta pëlhure, për të vendosur mallin që blejnë.

Mira, një 70-vjeçare nga Tirana shprehet se “vendimi ishte i drejtë, pasi edhe qeset që tregtoheshin kishin një cilësi shumë të dobët. Gjithmonë kam përdorur trastat e pëlhurës për të bërë pazar”.

Ndërsa Andi, një tregtar i ri shprehet se “që nga dita e djeshme i kemi hequr qeset plastike njëpërdorimshe dhe qytetarët vijnë me trasta pëlhure ose blejnë qeset që janë brenda normave të lejuara”.

Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër që ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë tonë në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.

Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.

Në këtë kuadër, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike./kp/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

SPAK godet dy grupe kriminale, GJKKO lëshon 20 masa sigurie për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash

SPAK godet dy grupe kriminale, GJKKO lëshon 20 masa sigurie për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën