TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia jep detaje për liturgjinë në Kishën Ortodokse në Kampusin e UP-së

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Serbët pretendojnë se Policia ua ndaloi liturgjinë në Kishën Ortodokse në kampusin e UP-së

Kisha ne kampusin e UPse.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për teve1.info se gjatë orës 04:30 është ndaluar një veturë me tre persona – dy nga të cilët shtetas të huaj.

“Sot rreth orës 04:30, njësia patrulluese policore përgjatë kryerjes së detyrave të zakonshme në zonën qendër, ka ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj. Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar më tej”, thotë ai.

Sipas tij, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në Bardhosh të Prishtinës, nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet tjetër.

“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nuk kemi ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar. Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij”, shtoi ai.

Ndryshe, Famulltari i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Stanisha Arsiq ka pretenduar se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar të enjten që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë për “Kosovo Online” se Policia ua ndaloi në mëngjesin e enjtes që të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit.

Sipas tij, tetë zyrtarë policorë ua kanë ndaluar atyre hyrjen në këtë objekt dhe pasi u kanë marrë dokumentet, janë detyruar të kthehen prapa.

Ndryshe, vitin e kaluar në kishën në kampusin e UP-së u mbajt liturgjia e parë që nga viti 1998. Pati bërë bujë. Nga Qeveria e Kosovës ishte konsideruar provokim dhe ishte thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike.

Kjo Kishë në kampusin e Universitetit të Prishtinës kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë nuk arriti
të përfundohej.

Pas luftës Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundmi më 2016, por s’qe lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacion për objektin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën