TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Danimarka kërkon falje për herë të parë për spiralet kontraceptive të detyruara në Grenlandë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Danimarka kërkon falje për herë të parë për spiralet kontraceptive të detyruara në Grenlandë

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kërkuar falje për herë të parë për skandalin e kontracepsionit të detyruar, në të cilin mijëra vajzave dhe grave nga Grenlanda iu vendosën spirale kontraceptive pa lejen ose dijeninë e tyre.

Duke e përshkruar atë si “diskriminim sistemik” kundër grave dhe vajzave nga sistemi danez i kujdesit shëndetësor, Frederiksen tha se për shkak se ishin nga Grenlanda, ato i nënshtroheshin “dëmtimit fizik dhe psikologjik”.

Disa nga gratë ishin vetëm 12 vjeç kur thonë se u është vendosur një pajisje intrauterine (IUD) nga mjekët danezë në një përpjekje për të zvogëluar popullsinë e Grenlandës, e cila deri në vitin 1953 ishte një koloni daneze dhe fitoi kontrollin e sistemit të saj të kujdesit shëndetësor vetëm në vitin 1992, shkruan The Guardian.

Besohet se 4,500 gra dhe vajza u prekën midis viteve 1966 dhe 1970. Ish-kryeministri i Grenlandës, Múte B Egede, e ka përshkruar skandalin e DIU-së si një “gjenocid”.

Kërkimi i ndjesës nga Danimarka për rastet deri në vitin 1992 – i bërë në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, i cili kërkoi ndjesë për rastet pas asaj date – vjen përpara publikimit të një hetimi të shumëpritur për rastin e DIU-së, i cili pritet të publikohet në shtator.

Veçmas, 143 gra nga Grenlanda vitin e kaluar paditën shtetin danez për 43 milionë korona daneze, duke pretenduar se u ishte vendosur spiralja kontraceptive pa pëlqimin ose dijeninë e tyre, në atë që ato e përshkruajnë si shkelje të të drejtave të tyre njerëzore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën