Bëhet e ditur se pas raportimit në polici, mjekët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e personit.
Sipas njoftimit thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 01.06.2022 – 06:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.