TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bugaqku thotë se Basha bëri një sërë shkeljesh të rregullores si kryetar i Kuvendit

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Bugaqku thotë se Basha bëri një sërë shkeljesh të rregullores si kryetar i Kuvendit

Vullnet Bugaqku nga IDK ka deklaruar se kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha ka shkelur rregulloren e punës së Kuvendit dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sa i përket procesit të votimit të kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Sipas Bugaqkut, do të duhej të propozohej fillimisht kandidatura nënkryetar nga komunitetet e tjera jo serbe dhe bashkërisht këto propozime të hedhën në votim.

Madje, Bugaqku ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës propozimi për nënkryetar të Kuvendit duhej të vinte nga Grupi Parlamentar i cili përfaqëson shumicën e përfaqësimit të komunitetit serb në Kuvend.

“Është hap pozitiv fakti që deputetët e Kosovës arritën të votojnë një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, megjithatë unë theksoi një fakt shqetësues qysh kryetari i ri i Kuvendit menjëherë sa e pranoi detyrën shkeli Kushtetutën e Kosovës, rregulloren e punës së Kuvendit dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe praktikat e deritanishme parlamentare sa i përket procesit dhe procedurës së votimit të kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit që përfaqëson komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb duhet të vihet nga Grupi Parlamentar i cili përfaqëson ose e ka shumicën e përfaqësimit të komunitetit serb në Kuvend dhe rrjedhimisht duhej të vinte domosdo një propozim nga ana e Listës Serbe, shkelja tjetër është që ky propozim u lejua nga kryetari i Kuvendit që propozimi i parë për votimin për nënkryetarin e komuniteteve të zhvillohet te komunitetet jo serbe këtë rast është shkelje e Kushtetueses sepse do duhej fillimisht të propozohej kandidatura për nënkryetar nga komuniteti që përfaqëson serb në Kosovë dhe qysh thotë Kushtetuta nga që të vihej propozimi nga komunitetet e tjera jo serbe dhe bashkërisht këto propozime të hedhën në votim ngjashëm sikurse u votuan propozimet e tri kandidaturave të ofruara nga tri subjektet politike më të mëdha parlamentare”, ka deklaruar Bugaqku në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndryshe, Bugaqku këtë situatë në Kuvend e sheh si tendencë që të zvarritet edhe më tutje çështja e konstituimit të Kuvendit.

“Unë po e shoh një tendencë që të zvarritet edhe më tutje çështja e konstituimit të Kuvendit, këta e kanë gjetur një mënyrë…..duket qartë që nuk ka një vullnet politik që konstituimi I Kuvendit të bëhet brenda normave siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: moskonstituimi i KuvenditTeve1vullnet bugaqku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ certifikon 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu kujton Ukshin Hotin: E vërteta për të mbetet detyrim ndaj Republikës

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Tre të lënduar në aksident trafiku në Dobrushë të Istogut

Një 29-vjeçar gjendet pa shenja jete në fshatin Rakaj të Ferizajt

Haradinaj: Numri 128 i AAK-së, garanci për zhvillim dhe stabilitet

Haradinaj: Numri 128 i AAK-së, garanci për zhvillim dhe stabilitet

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën