TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Lista Serbe nuk është parti e zakonshme, kryesohet ende nga Radoiçiq

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se qëndrimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe i Lëvizjes Vetëvendosje për Listën Serbe është i qartë dhe i pandryshuar.

Kryeziu tha se Lista Serbe nuk mund të trajtohet si parti e zakonshme politike në Kosovë, pasi që kryetari i saj de facto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq.

“Me 23 dhjetor të vitit të kaluar, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare. Prej atëherë, Lista Serbe nuk është bërë më e mirë, përkundrazi. Ka informacione, të dhëna, fakte dhe argumente të shumta që dëshmojnë qartë se kjo nuk është aspak parti e zakonshme apo normale. Kryetari i saj de fakto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq, ndaj të cilit ka aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku”, tha Kryeziu për Tëvë1.

Ai theksoi se strukturat ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë politike në Kosovë, ndërsa komuniteti serb në vend ka mundësi të tjera përfaqësimi.

“Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë vetëm një parti politike. Janë 12 subjekte të tjera serbe që tashmë janë certifikuar për zgjedhjet lokale të tetorit. Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila përfaqëson interesat e Beogradit, jo të qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Kryeziu.

Ai kujtoi se më 29 qershor 2023, Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”, për çka, sipas tij, u kritikua ashpër, por thotë se koha tregoi se vendimi ishte i drejtë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik. Qeveria nuk ndalon partitë politike, as Listën Serbe. Por i takon KQZ-së të mos i certifikojë ato dhe prokurorisë e gjyqësorit të veprojnë mbi bazën e informacionit dhe evidencës së bollshme që kanë organet e sigurisë dhe të inteligjencës”, tha ai.

Ndërkohë, sot e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryeministrin në detyrë Kurti, ku është ka shprehur shqetësimin për planet për moscertifikimin e partive politike./teve1.info/

https://teve1.info/lista-serbe-nuk-certifikohet-per-zgjedhjet-e-12-tetorit/
Tags: Milan Radoiçiqiperparim kryeziuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Pretendimet tronditëse për “turizëm snajperësh” gjatë luftës në Bosnjë: Italia nis hetim zyrtar

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën