TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Është promovuar libri kushtuar dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu. Në këtë libër, 12 bashkëluftëtarë të tij bashkuan rrëfimet me ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë deri në momentet e fundit të jetës së tij.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë u mblodhën pasditen e së mërkurës.

Në shtëpinë e kulturës në Istog u bë përurimi i librit “Gjak e jetë për atdhe” kushtuar dëshmorit Ismet Bicaj.

Aty shkruan rrëfime një grup autorësh të cilët e kishin njohur nga afër dëshmorin.

Një nga bashkëautorët tregoi për kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë.

“Ismet Bicaj erdhi në Kosovë në qershor të vitit 1999 për të luftuar për këtë vend, atij i ishte dashtë në rini të tij ta lëshojë vendin pas demonstratave të vitit 1981 për arsye se ishte i përndjekur prej pushtetit të atëhershëm serb e jugosllav siç ishin të përndjekur gjithë familja e tij prej gjyshit, katragjyshit, gjyshit të babës etj. Është familja Bicaj ndër të paktat në Kosovë që ka pasur tre të burgosur në Goletok” , ka thënë Blakaj.

E bashkëluftëtari i tij nga ditët e para, foli për kontributin e tij në luftë.

“Unë si një prej shokëve u mundova me aq sa munda që përmes pjesës sime të shkrimit ta sjellë te lexuesi sa më thjeshtë një figurë komplekse e shumëdimensionale që tashmë i takon historisë më të lavdishme të popullit tonë. Ismeti kishte jetë të mirë në Suedi, kishte një familje të shëndoshë, një standard të lartë jetese por ato të mira nuk i mjaftuan, sikur ia zinin frymën përderisa Kosovën e mbulonte tymi i zi i robërisë”, është shprehur tutje Haxhiaj.

Falënderim për këtë libër pati edhe familja e dëshmorit.

“Dua ta falënderoj edhe njërin që e meriton ta falënderoj, që deri tash dëshmorët e Komunës së Istogut kanë qenë pa shtëpi, kanë qenë nëpër gardhiqe nëpër stane të shtëpijave e gjithkund e tash është bërë shtëpia e tyre e përhershme, memoriali i cili është ndër më të bukurit në Evropë jo vetëm në Kosovë por në Evropë ndër ma të bukur nuk ka e meritë për atë është e mikut tim Idriz Blakaj”, ka thënë Bicaj.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, që ishte komandant në këtë zonë.

“Është prej brezit të parë të luftarëve që erdhi dhe e krijoi luftën këtu është prej atyre që la perëndimin la mërgimin iu bashkua popullit të vet, të dashurve të vetë në luftë dhe është prej atyre që edhe në momentet e fundit të jetës ashtu siç rrëfejnë bashkëluftëtarët e tij siç tregojnë ata që ishin me të që patën fatin të mbijetojnë ora dëshmoi një vlerë më të lartë të të bashkëluftëtarit vëlla”, është shprehur Haradinaj.

Të pranishmit patën mundësi të marrin kopje të librit për të parë më shumë rreth jetës dhe veprës së Bicajt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën