TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Trump përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të martën se trupat amerikane nuk do të dërgohen për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus, duke sqaruar një pozicion që kishte mbetur i paqartë një ditë më parë.

Në një intervistë për “Fox & Friends” në Fox News Channel, Trump ofroi garanci se SHBA nuk do të angazhohet ushtarakisht në mbrojtje të kufijve të Ukrainës.

“Epo, ju keni garancinë time dhe unë jam president,” tha Trump, duke theksuar se angazhimi i trupave amerikane në terren nuk është në planet e tij.

Deklaratat e Trump vijnë një ditë pas takimeve intensive në Shtëpinë e Bardhë mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe liderëve të tjerë evropianë, ku u diskutua gjerësisht për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe ofrimin e garancive të sigurisë për Kievin.

Gjatë këtyre diskutimeve, Trump nuk përjashtoi plotësisht mundësinë e përfshirjes amerikane në një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës – çka nxiti reagime dhe kërkoi sqarim publik.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e konfirmoi më vonë se “çizmet amerikane nuk do të jenë në terren” si pjesë e ndonjë misioni të mundshëm paqeruajtës, citon AP.

Në të njëjtën intervistë televizive, Trump u komentoi për aspiratat e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, si dhe për shpresat për të rikthyer Gadishullin e Krimesë, i cili është pushtuar nga Rusia që prej vitit 2014. Sipas tij, këto synime janë “të pamundura”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

“InfoNata” 16.04.2026

“InfoNata” 16.04.2026

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën