TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hykmete Bajrami akuzon ZRRE-në: Në shërbim të Qeverisë dhe mafisë energjetike

by Tëvë1
11 muaj ago
2
A A
Bajrami për protestën: Kurti me politikat e tij, po i shtyn punëdhënësit drejt protestës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka bërë një postim kundër pretendimeve të ZRRE-së.

Bajrami në postimin e saj ka shkruar se ZRRE janë vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike, shkruan lajmi.net

“Unë ftoj kryetarin e Bordit të ZRRE-së, pse jo edhe krejt bordin, në një studio televizive, të flasim për tregun e lirë, për dokumentin e aprovuar nga vetë ZRRE-ja, për ekskluzivitetin që kanë NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit në tregtimin e energjisë dhe për përgjegjësinë që ka ZRRE-ja në krejt këtë katrahurë.”, tha ndër të tjera në postimin e saj Bajrami.

Postimi i plotë:

FAKTET KUNDËR PROPAGANDËS SË ZYRËS SË RREGULLATORIT TË ENERGJISË

Nuk ka asnjë dyshim se jeni vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.

Ju si bord i ZRRE-së, po me këtë përbërje që keni, në nëntor të vitit 2024 keni miratuar dokumentin i cili thotë se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”.

A mund ta mohojë ZRRE-ja një gjë të tillë?

Për më tepër, në takimin e datës 12 maj të këtij viti në zyrën tuaj, ku unë isha bashkë me Visar Azemin, ju e keni thënë, po parafrazoj: “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion”.

Ka dëshmitarë që e keni thënë këtë në takim me mua, e keni thënë edhe në takim me shoqatat e biznesit, e ka shumë mundësi ta keni thënë edhe publikisht.

Pra, nuk është në pyetje zbatimi i Ligjit (sepse Ligji ka qenë aty që nga viti 2016), por mungesa e subvencionit prej 50 milionë Euro nga qeveria.

Normalisht që ligjet duhet të zbatohen, por fillimisht duhet të krijohen kushtet për zbatimin e tyre, e këto kushte nuk janë krijuar sipas dokumentit që ju vetë e keni miratuar në nëntor të vitit 2024.

Sot, represionin që po u bëni bizneseve e paskeni shitur si sukses. Paskeni treguar se 92% e njëhësorëve të këtyre kompanive tash janë duke u furnizuar nga operatorët privat, por asnjë fjalë nuk paskeni thënë për depozitat e majme monetare që janë detyruar kompanitë t’i bëjnë te këta operatorë privat (tregtarët e energjisë), çfarë kontratash janë nënshkruar, e me çfarë çmimi?

Dhe sipas jush kjo po që është fitore, por është fitore e mafisë energjetike, e cila do të ketë pasoja katastrofale për ekonominë vendore në përgjithësi, ndërsa rritja ernorme e çmimeve për secilin produkt vendo e të imprtuar është dhurata që ju si ZRRE përmes këtyre politikave, po u bëni qytetarëve të vendit.

Unë ftoj kryetarin e Bordit të ZRRE-së, pse jo edhe krejt bordin, në një studio televizive, të flasim për tregun e lirë, për dokumentin e aprovuar nga vetë ZRRE-ja, për ekskluzivitetin që kanë NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit në tregtimin e energjisë dhe për përgjegjësinë që ka ZRRE-ja në krejt këtë katrahurë.

A po e zbatoni Ligjin për liberlizim edhe në katër komunat veriore? Elektroserver është i licencuar nga ju apo jo?

Ejani në studio e flasim edhe për zbatimin e Ligjit, sepse ligji nuk është tavolinë suedeze.

Shihni:

VLERËSIMI I KONKURRENCËS NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE NË KOSOVË 202….pdf https://share.google/r4Xyb9P7ZyaiKssd3

Tags: hykemte bajramiLDKTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Dialogu strategjik – Kosova në pritje, Serbia nis nesër bisedimet me SHBA-në

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Dialogu strategjik – Kosova në pritje, Serbia nis nesër bisedimet me SHBA-në

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

Zjarri përfshinë jetimoren në Algjeri, vdesin 11 fëmijë, lëndohen 19 tjerë

Zjarri përfshinë jetimoren në Algjeri, vdesin 11 fëmijë, lëndohen 19 tjerë

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

Bajrami i shkruan Sorensenit pas deklaratës së ministres serbe: Çfarë kuptimi ka të flitet për zbatimin e marrëveshjeve?

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

KE konfirmon pranimin e raportit të Kosovës për Planin e Rritjes

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Nushi: Një pjesë e LDK-së po vepron si satelit i LVV-së

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën