TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq – dyshohet për krime lufte në Vushtrri

Sinisha Spasiq ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, pasi sipas Prokurorisë ekzistojnë prova të mjaftueshme se i njëjti ka kryer këto krime.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Ishte nisur për në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare.
Pikërisht aty, Sinisha Spasiq u arrestua nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i njëjti u dërgua në ndalim prej 48-orësh.

E të martën, ai doli para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku Prokuroria Speciale kërkoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Aty thuhet se Spasiq dyshohet që mori pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur dhe se ka plaçkitur, djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur.

“S.S. dyshohet se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë. Ndër të tjera, S.S. dyshohet se më 06.04.1999 në bashkëkryerje, gjatë një aksioni ka plaçkitur, djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

E pas tri orësh Spasiq u largua i prangosur nga Gjykata për t’u dërguar në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale.”, kanë njoftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Me këtë vendim nuk u pajtua mbrojtja e Spasiqit, andaj paralajmëruan edhe ankesë në instanca më të larta.

“Thjesht jemi futur në atë fazë, e thashë të parë më herët, pason hetimi dhe me gjasë edhe disa dëshmitarë do të kujtohen për atë që nuk janë kujtuar tashmë 26 vite, dhe ndoshta pason edhe akuza. Thjesht jemi në një situatë të tillë që njerëzit mbyllen, procedohen, pa asnjë dëshmi. Këtë kërkesë që sot ka paraqitur prokuroria speciale dëshmon që nuk përmbush as kushtet themelore që të pranohet, dhe në bazë të kësaj të caktohet paraburgimi kur nuk është dëshmuar dyshimi themelor që z. Spasiç ka qenë pjesëmarrës në atë ngjarje, e ky është kushti themelor për t’u caktuar paraburgim”, është shprehur Pantoviç.

Spasiq sipas Prokurorisë Speciale dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën