TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi thotë se do të kërkojnë masë të përkohshme për tregun e lirë energjetik

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Partia e Demokratike e Kosovës (PDK) paralajmëron se gjatë kësaj jave do të dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, vendim ky i cili detyron mbi rreth 1 mijë e 400 biznese të dalin në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në Facebook se ‘në konsultim me avokatin Faton Fetahu dhe ekipin e juristëve të PDK-së, kemi konstatuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që ky vendim i ZRRE-së të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, gjë që do ta bëjmë gjatë kësaj jave’.

“Ne do të kërkojmë masë të përkohshme, në mënyrë që ky vendim i dëmshëm të mos zbatohet deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se që nga fillimi PDK është angazhuar me vendosmëri për ta ndalur ZRRE-në nga zbatimi i vendimit të saj të padrejtë, i cili i detyron mbi 1,300 biznese të dalin në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë – në kohën kur vetë ZRRE-ja nuk ka krijuar as kushtet minimale për një gjë të tillë.

“Këtë betejë e nisëm në gjykatat e rregullta, duke përdorur çdo mjet juridik në dispozicion. Por, edhe pse provat ishin të qarta dhe pasojat për ekonominë e vendit evidente, Gjykata Themelore e refuzoi kërkesën tonë, ndërsa Gjykata e Apelit e legjitimoi këtë refuzim, duke i hapur rrugë zbatimit të vendimit të ZRRE-së”, shkruan ai.

Sipas tij, ky nuk është vetëm një proces gjyqësor. “Është një betejë për të mbrojtur bizneset tona, ekonominë e vendit, punëtorët tanë dhe familjet e tyre nga një abuzim i pashembullt i pushtetit, i cili i ka detyruar qytetarët dhe ndërmarrjet të blejnë energji me çmime 280% më të larta – vetëm për të mbushur xhepat e kompanive të licencuara nga qeveria”.

Ai po ashtu ka thënë se PDK do të jetë deri në fund në krah të ndërmarrësve dhe qytetarëve të Kosovës, për ta ndalur këtë padrejtësi të madhe dhe për të mbrojtur interesin publik.

Ndryshe, nëntëdhjetë për qind e bizneseve janë shkyçur më 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen gjatë ditëve të ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kompania ekzekuton një pjesë të tyre

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kompania ekzekuton një pjesë të tyre

Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin

Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën