TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht.

Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Vishkoviq ishte në krye të Qeverisë së Republikës Sërpska që nga viti 2018, ndërsa mandatin e tij opozita shpesh e ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të resurseve të entitetit, për dhe qasjen ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Vishkoviq gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, dhe cenimit të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Siç pati bërë të ditur atëherë Departamenti amerikan i Thesarit, Vishkoviq është një nga udhëheqësit në RS, i cili mban përgjegjësi “për nxitjen e miratimit të ligjeve në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, me të cilat vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës shpallen të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurisë që gjendet nën juridiksionin e tyre.

Vishkoviq është gjithashtu një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit./Rel/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

Ministria po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore, radha e Batllavës e Badovcit

Ministria po shqyrton objekte të tjera për rrënim pranë resurseve ujore, radha e Batllavës e Badovcit

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Dështon mbledhja e KGJK-së, nuk trajtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Dështon mbledhja e KGJK-së, nuk trajtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën