TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i UEFA-s falënderon Dukën: Tirana zgjedhja e duhur për finalen, një gjë s’do e harroj kurrë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Presidenti i UEFA-s falënderon Dukën: Tirana zgjedhja e duhur për finalen, një gjë s’do e harroj kurrë
Data 25 maj është shënuar tashmë si një datë historike për Shqipërinë, e veçanërisht për futbollin shqiptar. Organizimi me sukses i finales së parë të UEFA Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që u zhvillua në Tiranë e vendosi Shqipërinë në qendër të Europës e botës, si vendi që priti këtë event madhështor.

Çdo gjë shkoi sipas planit dhe organizimi ishte perfekt, duke marrë vlerësimet më të larta edhe nga vetë qeveria e futbollit europian. Së fundmi, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh të gjithë urimet dhe falënderimet për organizimin me sukses të këtij eventi.

Kreu i futbollit europian tregon emocionet e asaj nate, teksa shprehet se finalja ishte prova e fundit për Tiranën, si zgjedhja e duhur për këtë event, ndërsa shkruan edhe për veçantitë e qytetit. Presidenti Ceferin falënderon Presidentin Duka veçanërisht dhe të gjithë FSHF-në për energjinë në këtë organizim madhështor!

“I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues. Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord.

Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë. Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inauguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.

I dashur Armand, më qartë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.

Sinqerisht,

Aleksander Ceferin”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Leipzigu fiton me golin e Grudës

Leipzigu fiton me golin e Grudës

Moti sot

​Parashikimi i motit

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën