TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të mbrohemi nga infeksionet që mund të shkaktojë uji i pishinave

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Si të mbrohemi nga infeksionet që mund të shkaktojë uji i pishinave

Stina e verës gjithmonë kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal. Por ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave.

Fakt është, se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin.

Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave.

Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut.

Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.

Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke patur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojrave me ujë apo shatërvane.

Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj.

Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre.

Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli.

Të gjithë njerzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.

Si shkaktohen infeksionet e ujit?

Njerëzit që frekuentojnë pishinat kur prekin ujin, njëkohësisht prekin edhe bakteret që janë në të. Bakteret në zonën anale sjellin ndotjen e ujit dhe kjo është më e theksuar te personat që vuajnë nga diarreja. Infeksionet e pishinave gjithashtu mund të shkaktohen nga kimikatet në ujë ose kimikatet që avullojnë nga uji dhe shkaktojnë probleme të cilësisë së ajrit.

Cili është roli i klorit në pishina?

Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eliminon bakteret që ndodhen në ujë, por koha për t’i zhdukur ato është e ngadaltë. Për të zhdukur bakteret si Crypto ose ndryshe Cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u eliminuar. Parazitët e Cryptosporidium janë një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë infektive tek njerëzit, sepse ato nuk mund të zhduken lehtë nga klori dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë në ujë, edhe në ujë të trajtuar sipas standarteve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

Dehidratimi në verë: Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Dehidratimi në verë: Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

 Nafta e benzina sot më shtrenjtë se dje

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për dhunim në Prishtinë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë – Kosovë, rasti po hetohet

Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Policia sekuestron armë dhe pajisje tjera në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Dragash, i dyshuari në arrati

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën