TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OEK: Ndërprerja e rrymës nga ZRrE-ja, goditja më e ulët ndaj bizneseve

by teve1
1 vit ago
1
A A
OEK: Ndërprerja e rrymës nga ZRrE-ja, goditja më e ulët ndaj bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës është shprehur e shqetësuar me siç ka thënë ‘situatën kaotike që është krijuar nga vendimi i jashtëligjshëm i ZRrE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike’.

Në reagimin e lëshuar për media, OEK ka thënë se vendimi i ZRrE-së ka goditur në mënyrën më të ulët bizneset, ekonominë e vendit dhe për më keq, qytetarët e Kosovës.

“Kemi pranuar ankesa nga bizneset se zyrtarët e KEDS-it, nën shoqërimin e policisë kanë shkuar në objektet dhe hapësirat e bizneseve për të ndërprerë energjinë elektrike. Prania e policisë ka krijuar një imazh shumë negativ tek kompanitë, sidomos tek investitorët e huaj. Qëndrimi prapa i aparaturës policore në ekzekutimin e këtij vendimi paraqet jo vetëm humbje shprese për të sjellë investime të huaja, por edhe humbje të mundësive për zgjerimin e investimeve të bizneseve vendore”, thuhet në reagim.

Më tej, Oda Ekonomike shton se kanë pranuar raste kur bizneset kanë kontrata të lidhura, por zyrtarët e KEDS-it prapëseprapë kanë shkuar për të ndërprerë energjinë elektrike.

“Po ashtu, kemi biznese që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike, megjithatë edhe atyre u është ndërprerë energjia. Kjo e tregon më së miri se procesi i daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka qenë fare i përgatitur”.

OEK për të gjitha pohimet më lartë i bënë thirrje ZRrE-së të ndalojë menjëherë këto veprime arbitrare (dhunshme) dhe të kthehet në dialog me përfaqësuesit e sektorit privat për të organizuar një tranzicion të mirëplanifikuar për daljen në tregun e lirë të energjisë.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen bizneset të cilat përbëjnë 60% të ekonomisë së Kosovës, kanë të punësuar 143 mijë qytetarë të vendit dhe janë më meritorët për stadin ku ka arritur zhvillimi i shtetit të Kosovës”. OEK thekson se një vendimi të tillë si sot, të vetmit që iu janë gëzuar janë armiqtë e Kosovës.

KEDS-i ka njoftuar se sot ka filluar me shkyçjen e një mijë e 400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë që nuk kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se bërja e Kanadasë “anëtare të asociuar” të BE-së mund të jetë “akt armiqësor”

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën