TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuza e parë për dëbimin e civilëve shqiptarë nga Kosova

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Ngritet aktakuza e parë për dëbimin e civilëve shqiptarë nga Kosova

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës, saktësisht në periudhën janar –qershor 1999.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema në një konferencë për media, tha se kjo aktakuzë është dorëzuar pas vite hetimesh intensive.

Sipas prokurorit Dema, provat e mbledhura dëshmojnë se 21 të akuzuarit kanë ushtruar kontroll dhe autoritet efektiv mbi forcat e armatosura dhe policinë serbe mbi zonat përkatëse në tërë territorin e Kosovës, raporton Kosovapress.

Aktakuza e dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, thotë se për shkak të këtyre veprimeve ka rezultuar zhvendosja me dhunë e rreth 863 mijë civilëve shqiptarë.

“Kjo akuzë është ngritur për krime lufte kundër popullatës civile e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar-qershor 1999 në territorin e Kosovës në kuadër të konfliktit të armatosur dhe luftës që ka ndodhur atëherë. Sipas provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, ekziston dyshim i bazuar mirë se të pandehurit që janë 21, duke ushtruar kontroll dhe autoritet efektiv mbi forcat e armatosura mbi zonat përkatëse në tërë territorin e Kosovës, pra bëhet fjalë për ushtrinë e atëhershme federale të ish-Jugosllavisë dhe policinë e Serbisë, kanë pasur dijeni apo arsye të mjaftueshme për të ditur se pjesëtarët e atyre forcave kanë kryer veprime të ndaluara rreptësishtë nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Këto veprime përfshijnë shkatërrimin sistematik të pronës civile, përfshirë djegien e shtëpive dhe infrastrukturës sulme të drejtpërdrejta ndaj civileve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike e që në fund kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje. Sipas aktakuzës këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863 mijë civilëve shqiptarë”, tha ai.

Prokurori i rastit, Atdhe Demi po ashtu thekoi se hetimet kanë qenë profesionale, të pavarura dhe të mbështetura në prova konkrete.

Meqenëse, aktakuza është ngritur për gjykim në mungesë, Dema tha se tashmë kanë bërë kërkesë për urdhër-arrest dhe fletë-rreshtim ndërkombëtar.

“Ne kemi bërë kërkesë për urdhër-arrest dhe fletë-rreshtim ndërkombëtar me kohë, pra i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ashtu siç kërkohet me procedurat ligjore tek ne, deri në këtë moment të njëjtit janë të paarritshëm për prokurorinë“, tha ai.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj tha se kjo aktakuzë është hap i rëndësishëm drejtë vendosjes së drejtësisë.

“Lidhur me aktakuzën që veç sot e kemi dorëzuar në gjykatë dhe besojmë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejtë vendosjen së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjen që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë. Është bërë një punë e madhe dhe e përkushtuar për të siguruar që aktakuza të mbështetet në prova përtej çdo dyshimi të bazuar mirë, pavarësisht se ajo është ngritur në mungesë të të pandehurve”, tha ai.

Gjatë kësaj konference për medie, gazetarët parashtruan edhe pyetje rreth çështjeve të tjera, por që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk dha ndonjë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Bllokimi i radikaleve të lira të qelizave të trurit ndihmon parandalimin e demencës

Bllokimi i radikaleve të lira të qelizave të trurit ndihmon parandalimin e demencës

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Dy goditje, fitorja e Kosovës ia shuan gjasat Serbisë për Botëror

Agjenda e kombëtares para ndeshjeve të nëntorit – Të premten lista, javën e ardhshme grumbullimi dhe përgatitjet

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën