TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëmet nga zjarret, Rama: Shtëpi të reja për ata që i humbën, kompensim për krerët e bagëtive

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Dëmet nga zjarret, Rama: Shtëpi të reja për ata që i humbën, kompensim për krerët e bagëtive

Kryeministri Edi Rama siguroi të gjithë qytetarët se ata që kanë pësuar dëme nga zjarri do të përfitojnë mbështetje të plotë dhe dëmshpërblime sipas protokolleve të caktuara.

Rama tha se deri më tani janë prekur 207 shtëpi nga zjarri, nga të cilat 40 prej tyre janë shkrumbuar totalisht.

Kryeministri tha se procesi i inventarizimit të dëmeve është në vazhdim, ndërsa siguroi qytetarët që kanë humbur banesat se do të t’u ndërtohen të reja.

Gjithashtu, shtoi Rama, do të ketë kompensim për çdo kokë bagëtie të humbur si pasojë e zjarreve.

“72 orët e fundit ishin tepër të vështira për shkak të zjarreve, të cilat pati një zhvillim më të madh se çdo herë tjetër. Dua t’ju shpreh ngushëllimet e mia atyre që humbën të afërmin dhe solidaritetin tim për familjet që kanë humbur shtëpinë nga zjarri. Janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri, por në këtë numër hyjnë edhe 40 familje të cilat kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’ju siguroj të gjithëve se ata që kanë humbur shtëpinë apo kanë pësuar dëmtime nga zjarri, ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve, sipas protokollit të situatës, me autoritetet përkatëse.

Siç ka ndodhur dhe herëve të tjera, askush nuk do të jetë vetëm dhe do ta kenë shtetin dhe qeverinë në krah, për t’u rikthyer në shtëpi më të forta dhe më të sigurta dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse. Për momentin, numri i krerëve të humbur është 3690, dhe secili prej tyre do të kompensohet siç duhet. Inventarizimi i të dëmtuarve vazhdon. Nga ana tjetër, janë gjithsej 10,249 forca të përfshira në këtë operacion, të cilat kanë punuar sipas protokollit të situatës”, tha Rama.

Rama i është përgjigjur edhe akuzave të liderit të PD-së, Sali Berisha, i cili tha një ditë më parë se kryeministri ka blerë charter personal dhe nuk investon në flotën ajrore kundër zjarreve.

Ai ka hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur ato si “broçkullën e madhe”, dhe ka sqaruar se avioni në fjalë përdoret vetëm për udhëtime zyrtare, jo për udhëtime private.

“Duhet t’i rikthehet pak llogarive, avionët nuk janë një fjalë goje, disa pa mendje ose nga dëshira për ta besuar kanë ngrënë broçkullën e madhe se unë, qeveria paskemi blerë avion për veten. S’ka asnjë avion, avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtime zyrtare, në çdo udhëtim privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen. Avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, tha Rama.

Prej 72 orësh vendi ka kaluar një situatë mjaft problematike me zjarret, ku në shumë qarqe flakët kanë dalë nga kontrolli duke djegur banesa, bagëti, dëmtuar parqe të mbrojtura, shumë banorë janë evakuuar, ndërsa fatkeqësisht edhe një person humbi jetën si pasojë e asfiksisë.

Situata më problematike paraqitet në Gramsh, Delvinë, Tepelenë dhe Poliçan, ku flakët kanë hyrë në zonat e banuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, 29 vatra mbeten aktive, ndërsa në terren janë angazhuar 10,249 forca të zjarrfikësve, policisë, bashkive, emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura. Gjithashtu në ndihmë kanë ardhur edhe 1 avion canader nga Italia, 2 avionë nga Greqia, 1 canader nga Kroacia, 2 helikopterë nga Hungaria, 1 helikopter nga Çekia, 1 helikopter nga Sllovakia, 2 avionë suedezë dhe 2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën