TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nga e shtuna, 16 gusht 2025, do të fillojë shkyçjen nga rrjeti elektrik të të gjitha bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Në komunikatën zyrtare, KEDS thekson se ky veprim është detyrim ligjor, i përcaktuar nga paragrafi 7 i nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe neni 8 i Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit.

“Në pajtim me njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të datës 13 gusht 2025, duke filluar nga data 16 gusht 2025, KEDS e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një furnizues të licencuar”, thuhet në njoftim.

KEDS u bën thirrje të gjithë bizneseve që ende nuk kanë nënshkruar kontratë ta bëjnë këtë pa vonesë, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

“Ky proces është pjesë e reformave të liberalizimit të tregut të energjisë, sipas udhëzimeve të ZRRE. KEDS nuk ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike — roli ynë është i kufizuar ekskluzivisht në shpërndarjen e energjisë dhe jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së”, thekson kompania.

KEDS apelon që bizneset të kontaktojnë sa më parë një furnizues të licencuar nga ZRRE, në mënyrë që të sigurojnë vazhdimësinë e furnizimit dhe të përmbushin detyrimet ligjore.

Tags: KedsshkyqjaTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën