TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“U goditë me mjete të forta dhe më pas u ngulfat”, Gjykata jep detaje për vrasjen në Lipjan

by tëvë1
9 muaj ago
9
A A
“U goditë me mjete të forta dhe më pas u ngulfat”, Gjykata jep detaje për vrasjen në Lipjan

Gjykata Themelore në Prishtinë pas caktimit të masës së paraburgimit ndaj T.K për vrasjen e Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit ka thënë se rasti ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje paraprake.

Sipas gjykatës T.K bashkë me persona të tjerë që deri tani nuk janë identifikuar e kanë vrarë në mënyrë dinake dhe mizore.

Nga ajo çfarë ka bërë të ditur Prokuroria, Bajraktari fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet e më pas trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra dhe groposet.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet nga Gjykata, raporton teve1.info

Gjykata konstatoj se ekzistojnë rrethana që tregojnë se nëse i pandehuri ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata dhe Prokuroria, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Gjykata vlerësoj se po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të fsheh, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat duke ndikuar në bashkë të dyshuarit e mundshëm, meqenëse deri më tani dyshohet se vepra penale është kryer në bashkëkryerje dhe ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencial, ashtu që mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët e rastit.Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën