TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata Kushtetuese: Një kandidat vetëm 3 herë, të zgjidhet kryetari brenda 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me njoftim rreth konstituimit të Kuvendit ku ka urdhëruar kryesuesin të vazhdojë me votim të hapur, ky proces të përfundojë brenda 30 ditësh dhe një kandidat të propozohet më së shumti tre herë nga subjekti më i madh politik.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
0 0
A A

Deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari është konstatuar se me thirrjet që ka bërë për votim të fshehtë nuk janë në pajtueshmëri me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka vlerësuar kjo Gjykatë në njoftimin e publikuar të premten ku tregon për vendimet që janë marrë për seancën konstituive të Kuvendit.

“TË URDHËROJË, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet nga Gjykata Kushtuese.

Po ashtu, aty thuhet se deputetët e zgjedhur nuk kanë zbatuar aktgjykimin e 26 qershorit, andaj seancat e mbajtura nga 27 qershor deri më 26 korrik të shpallen të pavlefshme.

Derisa theksohet se kryetari duhet të zgjidhet brenda 30 ditësh.

“TË URDHËROJË, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”.

Organi më i lartë kushtetues ka urdhëruar të gjithë deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ky vendim po mirëpritet nga monitorues të punës së Legjislativit, megjithatë vlerësohet se ka lënë edhe shumë pikëpyetje.

“Çfarë ndodhë hipotetikisht nëse eventualisht edhe për këto 30 ditë pavarësisht votimit të hapur, pavarësisht ndërrimit të kandidaturave, nuk arrihet të konstituohet Kuvendi brenda këtij afati. A do të jetë ndërrim i së drejtës së propozuar pra t’i kalohet një grupi tjetër parlamentar, apo vendi do të shkojë në zgjedhje në kuptimin e asaj që të konstatohet që këta deputetë nuk e përmbushën detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht të detyrohet presidentja të shpallen zgjedhjet”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Ai shtoi se duhet shpjeguar nga Gjykata edhe se sa herë i takon grupit më të madh parlamentar për të propozuar emrin për kandidatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën