TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Girls Tech”, 15 maturante po trajnohen në fushën e TIK-ut në KED

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​“Girls Tech”, 15 maturante po trajnohen në fushën e TIK-ut në KED

“KEDS Academy” po mban për herë të parë këtë projekt dhe synon pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të reja në këtë fushë.

Erea Blakaj po ndjek orën e dytë të trajnimeve në fushën e teknologjisë informative në Kompaninë për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë. Ajo tashmë ka përfunduar gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe synon që të studiojë inxhinierinë kompjuterike.

“Është prej mundësive më të mira për programim, gjuhën programuese dhe të gjitha pjesët e krijimeve të ueb-faqeve tjera. Është mundësia më e mirë për të mësuar prej profesionistëve… Edhe pse nuk kam vendosur ende se çfarë profesioni do të zgjedh në karrierë, studimet mendoj t’i vazhdojë në inxhinieri kompjuterike. Besoj që duke pasur një start dhe një themel të mirë në gjuhë programuese, unë do të kem mundësi që të ndjek hapin sa më shpejt”, shprehet ajo.

“Girls Tech” është pjesë e programit të “KEDS Academy”. Naxhije Pajaziti-Arifaj, drejtoreshë për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, tregon për KosovaPress se ky projekt po implementohet për herë të parë në kuadër të programit që ka nisur tash e nëntë vjet.

“Programi “Girls Tech” ka filluar me synimin që të nxisë pjesëmarrjen në fushën e teknologjisë informative. Përmes këtij programi apo projekti, ne dëshirojmë që të rrisim numrin e vajzave në fushën e teknologjisë informative, si dhe t’i avancojmë profesionalisht sa i përket këtij drejtimi. Kemi zgjedhur këtë vit që të përfshijmë vajzat e shkollave nga regjionet e Prishtinës, Podujevën, Lipjanin edhe janë përzgjedhur 15 vajza nga këto qytete”, tregon ajo.

Themelimi i këtij projekti është në kuadër të fuqizimit të vajzave dhe grave në fushën e energjisë.

 “Ne si KEDS jemi kompania e parë që kemi nënshkruar parimet e fuqizimit të gruas në kuadër të UN Women dhe këto principe që janë gjithsejtë shtatë, janë udhërrëfyes se si kompanitë t’i fuqizojnë vajzat dhe gratë brenda kompanisë dhe të krijojnë edhe projekte të cilat fuqizojnë edhe gratë dhe vajzat në komunitet”, shton ajo.

Seb Rodiqi, i cili po trajnon 15 vajzat e pranuara në këtë projekt, tregon se kanë për qëllim që vajzat që përfundojnë vitin e fundit të shkollimit të mesëm të aftësohen për aplikacionet në ueb dhe për bazat e të dhënave në programim.

“Për fillim ne kemi paraparë që kursi të ketë 36 orë mësimi, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit maj, qershor edhe besojmë një kohë edhe në korrik. Lëmitë të cilat trajtohen në këtë kurs janë HTML, CSS, Java Script. Më vonë këto do të trajnohen në gjuhën programore ‘si sharp’ dhe në fund do të kemi edhe një pjesë të kursit, i cili do të trajtojë bazat e të dhënave, përkatësisht gjuhën programore SQL”, tregon ai.

Kriteret për të qenë pjesë e programit “Girls Tech” kanë qenë që vajzat të njohin fushën e TIK-ut dhe gjuhën angleze. Vajzat që janë pranuar tashmë në programin e “Girls Tech” do të ndjekin ligjërata dhe do të mbajnë praktikë në fushën e teknologjisë informative. Pas programit, këto do të jenë të përgatitura profesionalisht dhe të jenë të afta që të përfshihen në tregun e punës. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj policit që lejoi hyrjen në Kosovë personit që e kishte të ndaluar

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve në Viti

Rahoveci 029 forcohet nën kosh

Rahoveci 029 forcohet nën kosh

Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve në Viti

Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve në Viti

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën