TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, LVV kërkon zgjedhje

Nesër pritet që Gjykata Kushtetuese të marr aktvendim lidhur me masën e përkohshme të vendosur ndaj Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje po e sheh si zgjidhje opsionin për të shkuar në zgjedhje, derisa kjo nga njohësit e çështjeve politike po shihet vështirë e realizueshme.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
3 0
A A

Të premten skadon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, përmes të cilës u ndalua çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Rrjedhimisht edhe pritet të jepet një vendim nga organi më i lartë kushtetues në vend se çka pritet të ndodh tutje.

Një nga opsionet po shihet edhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, si mundësi për tejkalimin e ngërçit politik.

Këtë opsion si të udhës po e shohin edhe në partinë fituese të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk kemi informacion për përmbajtjen e Aktgjykimit, por i kemi dorëzuar komentet tona lidhur me çështjen në fjalë. Në këto rrethana, zgjedhjet mbeten zgjidhja më e drejtë dhe demokratike. Masa e përkohshme skadon nesër. Kjo nënkupton që nesër ose do të publikohet Aktgjykimi, ose do të ketë vazhdim të masës së përkohshme”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thekson se në mesin e skenarëve të mundshëm, zgjedhjet janë më reale pasi parlamenti nuk është funksional.
Mirëpo profesori universitar, Avdi Smajlaj këtë vendim po e sheh si vështirë të realizueshëm.

“Por megjithatë është e diskutueshme pak baza ligjore, juridike për këtë vendim sepse fillimisht, proceduralisht kërkohet konstituimi i Kuvendit për t’u shpërbërë që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje. Megjithatë, në afat të gjatë nuk pres shumë ndonjë ndryshim të madh në rezultatin e zgjedhjeve gjë që në rast se partitë politike vazhdojnë me pikëpamjet e tyre që i kanë aktualisht për njëra-tjetrën duke mos bashkëpunuar në krijimin e koalicionit, ne mund t’a prolongojmë krijimin e një krize tjetër”, thotë ai.

Sipas tij, mund të ketë edhe variante tjera që mund të merren në vendimin e së premtes.

“Të fillojë procesi nga fillimi, të hapet procesi i votimit të kryeparlamentarit, edhe për këtë është bukur e diskutueshme por megjithatë shtoja kësaj mungesës së bazës kushtetuese sepse Kuvendi dhe vetë Gjykata po përballen me zhvillime të paprecedentë në të kaluarën”, shprehet Smajlaj.

Tëvë1 i ka dërguar pyetje edhe partive tjera për pritshmëritë nga vendimi i Kushtetueses, por që deri në publikim të kronikës nuk ka pasur përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën