TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komuna e Malishevës: Janë marrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Komuna e Malishevës: Janë marrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës është bërë e ditur se është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK.

“Shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) në territorin e Komunës së Malishevës, i cili drejtohet nga drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, sot ka mbajtur një takim pune, ku është shqyrtuar situata endemike me EHKK. Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me EHKK. Në këtë takim u bë e ditur se në QKMF në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) në territorin e Komunës së Malishevës, i cili drejtohet nga drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, sot ka mbajtur një takim pune, ku është shqyrtuar situata endemike me EHKK. Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me EHKK.

Në këtë takim u bë e ditur se në QKMF në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat, të cilët edhe janë bartës të virusit të EHKK.

Në këtë takim të shtabit komunal, u paraqit edhe shqetësimi i përbashkët i problemit të dezinsektimit të zonave endemike, procedurë e cila është filluar nga ana e Komunës së Malishevës, mirëpo lënda ka mbetur e pa trajtuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit në nivel qendrorë dhe si pasojë, deri më tani është pamundësuar dezinsektimi i zonave endemike.

Po ashtu problem tjetër është edhe mos realizimi i masës së repelimit të kafshëve, si njëra nga masat më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, e cila do të duhej të realizohej nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ka kërkuar nga ana e nivelit qendrorë, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, si drejtuese e Këshillit Ndërministror, pastaj nga Ministria e Bujqësisë dhe AUV, që urgjentisht të zbatojnë strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe të bëjnë dezinsektimin e zonave endemike dhe repelimin e kafshëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Vetura del nga rruga – një person i lënduar në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet qarkullimi

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani përkujton masakrën në Mitrovicë: Krimi nuk harrohet, drejtësia mbetet kërkesë

Basketboll, gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës, luhen të mërkurën

Basketboll, gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës, luhen të mërkurën

Rei Manaj zyrtarizohet te Sivasspori

Rei Manaj zyrtarizohet te Sivasspori

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

James Harden trondit merkaton e NBA, LA Clippers po punon për shitjen e tij

James Harden trondit merkaton e NBA, LA Clippers po punon për shitjen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën