TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shefi i BE-së në Vushtrri: Kemi fonde edhe për vitin 2022

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shefi i BE-së në Vushtrri: Kemi fonde edhe për vitin 2022

Ambasadori Szunyog fillimisht është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Në një deklarim për medie, ata thanë se kanë biseduar për krizën ekonomike dhe mundësitë si ajo të tejkalohet më lehtë, mbështetjen për bujqit dhe bashkëpunimin e Komunës me komunitetet joshumicë. Szunyog e Idrizi më pas kanë ecur këmbë deri te Kalaja në qendër të qytetit, të cilën e kanë vizituar dhe nga brenda.

Shukrane Begu, udhëheqëse e Muzeut, ka shpjeguar se Kalaja e Qytetit është ndër 31 monumentet e Vushtrrisë që janë në mbrojtje të përkohshme dhe të përhershme. “Daton që nga antika e hershme… Punimet jashtë Kalasë dhe gjetjet e gurëve na vërtetojnë se ishte me dimensione shumë më të gjera”, tha ajo.Ambasadori Tomas Szunyog tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset kosovare në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) që Kosova ka me BE-në.

“Ne i kemi mbështetur disa projekte në komunën e Vushtrrisë. Nuk jemi të fokusuar vetëm në projekte publike, por edhe kemi pasur në të kaluarën fonde për mbështetje të bizneseve. Njëra nga to është që merret me bujqësi, me patate. Kemi disa fonde që i mbështesim kompanitë vendore, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit… Do ta vazhdojmë mbështetjen, kemi fonde edhe për vitin 2022″, tha Szunyog, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa bashkëpunimin rajonal, sipas tij, duhet vetë Kosova ta përmirësojë dhe thellojë. “Bashkëpunimi rajonal është obligim i gjitha shteteve”, u shpreh ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se i ka kërkuar ambasadorit Szunyog që në kuadër të projekteve të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), të ndihmojnë që Vushtrria të përfitojë në disa projekte që ka si Komunë, duke përmendur impiantin e ujërave të zeza.“Sot e kemi në vizitë ambasadorin e BE-së në Vushtrri, që është vizita e tij e parë. Diskutuam për ndikimin e krizës ekonomike, diskutuam për bujqësi, arsim, për bashkëpunimin me komunitetet joshumicë”.“Qeveria e re komunale është shumë e përkushtuar t’i subvencionojë bujqit, për çka e kemi rritur buxhetin 120 për qind me qëllim që bujqit t’ia dalin në këtë krizë”, theksoi Idrizi.

“Nga ambasadori kërkova që projektet e IPA-s të na ndihmojë në projekte të mëdha që kemi, siç janë për pastrimin e ujërave të zeza dhe përmbylljen e kanalizimeve. Që këto të lidhen me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza me një vlerë prej 32 milionë euro që do të ndërtohet në Mitrovicë. Ambasadori shprehu gatishmërinë të na ndihmojë për projektet me prioritet”, tha Idrizi.

Pas vizitës në Komunën e Vushtrrisë dhe në Kalanë e Qytetit, Szunyog dhe Idrizi vazhduan vizitën në fshatin Gojbulë, i cili është i banuar nga komuniteti serb, si dhe do ta përmbyllin vizitën në fshatin Maxhunaj te kompania “Berrykode”, e cila ka përfituar nga projekti i BE-së për kultivimin e boronicave.

Tags: Shefi i BE-evizita ne Vushtrri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën