TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Prej këtij momenti punimet janë të ndaluara”- Inspektorati i Punës me kontrolle të rrepta për sigurinë në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, ku fokus ishte sektori i ndërtimtarisë. Detaje nga sjell kronika në vazhdim.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Erdhën nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Inspektorët e Punës u mblodhën mëngjesin e së martës në ambientet e Inspektoratit Qendror të Punës.

Arsye për këtë ishte një aksion që ndërmorrën në rajonin e Prizrenit, në sektorin e ndërtimtarisë.

“Si Drejtori kemi vendosë duke parë gjendjen në rajonin e Prizrenit kemi vendosë t’i bëjmë inspektimet, të marrim aksion dhe të përmirësojmë gjendjen në teren”, ka thënë Plakolli.

Me të arritur në lokacionin e takimit me inspektorët, u shpërndanë edhe grupet në disa rajone të Prizrenit.

“Liridon Isufi, Agron Llulluni janë grupi një. Egzon Bahtiri, Bajram Berisha grupi dy, Lazim Bajrami, Fitim Dedinca grupi tre” , ka thënë Latifi.

Pasi morën detyrat, u nisën drejt terenit.

Inspektimet dhanë rezultatet e para.

Në këtë vendpunishte, nuk po respektoheshin aspak masat e sigurisë.

Andaj edhe ndaj subjektit në fjalë, u morën masat bazuar në ligjin në fuqi.

“Këtu nuk ka masa të sigurisë adekuate në asnjë kat, duke filluar nga hapësirat e liftit, shkallëve si dhe siç pe shihni në asnjë kat nuk ka vendosur masa mbrojtëse për mos rënie të punëtorëve… Tani e përpilojmë një raport dhe nxjerrim një vendim për suspendim të përkohshëm të punimeve”, ka thënë Berisha.

Veprime të njëjta pritet të merren së shpejti në gjithë vendin, me fokus mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës.

“Në rajonin e Prishtinës aktualisht përgjatë 15 ditë inspektime kemi bërë 130 inspektime, të cilat kanë rezultuar 130 me mbyllje… Në Rajonin e Prizrenit kemi filluar fokusin kryesor në sigurinë dhe shëndetin në punë, aty ku nuk respektohet ligji për shëndet në punë aty do të fillojmë me ndaljen e punimeve”, ka thënë tutje Plakolli.

Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit ka edhe një apel për punëdhënësit.

“Apeli kryesor i Inspektoratit Qendror të Punës është që t’i pajisin me mjete të sigurisë në vendin e punës dhe të krijojnë kushte dhe ambiente të sigurta për punëtorët… Po gjithsesi do të ketë aksione edhe në rajone tjera duke përfshirë krejt nivelin e vendit”, ka përfunduar Plakolli.

Nga fillimi i vitit deri më tash, nëntë persona janë regjistruar që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Kushtetuesja sqaron se kur fillon të rrjedhë afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Të ketë reflektim, ta zgjedhim presidentin

Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin

Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, dështimi e dërgon vendin në zgjedhje

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën