TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koloneli Nexhmi Krasniqi në mesin e katër të arrestuarve për “detyrim” dhe “shmangie nga tatimi”

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi është njëri prej katër të arrestuarve në Prizren, për veprat penale që ndërlidhen me “Detyrim” dhe “Shmangie nga tatimi”. Krasniqi ka mbajtur pozita të larta në Policinë e Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Për vite të tëra mbajti pozita drejtuese në Policinë e Kosovës.

Kolonel Nexhmi Krasniqi, së fundmi ishte drejtor i policisë kufitare në rajonin e Perëndimit.

Por të hënën ai u prangos nga hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës në një aksion të përbashkët me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ai bashkë me tre persona tjerë të arrestuar dyshohen për veprën penale “Detyrimi” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”, kanë thënë nga IPK dhe Prokuroria themelore në Prizren.

Koloneli tashmë është suspenduar nga puna dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje prej 48-orësh.

“Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në bashkëpunim ndërinstitucional dhe të vendosura në luftën kundër çfarëdo forme të krimit, përfshirë edhe atë të kryer nga zyrtarë publik”, thuhet tutje në njoftim.

Ndaj këtij aksioni ka reaguar edhe ministri në detyrë i punëve të Brendshme, duke thënë se kriminelët nuk kanë vend brenda Policisë së Kosovës.

“Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend. Policia e Kosovës duhet te jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale”, ka thënë MPB-ja.

Tëvë1 ka pyetur Prokurorinë Themelore në Prizren se cila do të jetë masa që do të kërkojnë ndaj të arrestuarve, por që deri në publikimin e kronikës nuk kanë dhënë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën