TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Shqetësuese që Gjykata Speciale pranon prova nga Serbia

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Osmani: Shqetësuese që Gjykata Speciale pranon prova nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur shqetësuese faktin që Gjykata Speciale në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka pranuar prova nga shteti serb.

Sipas saj, historikisht është dëshmuar se provat e prodhuara nga shteti serb, në veçanti kundër shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të falsifikuara dhe kanë për qëllim rishkrimin e historisë.

Osmani në konferencën e sotme theksoi se institucionet e vendit, përmes Ministrisë së Drejtësisë, tashmë kanë shprehur zyrtarisht shqetësimin rreth përdorimit të provave të tilla nga Serbia.

Ajo shtoi se është për të ardhur keq që, sipas saj, “mbetjet e Millosheviqit ende e udhëheqin Serbinë”, ndërsa theksoi se mentaliteti i viteve të 90-ta, vazhdon të dominojë në shtetin fqinj.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funksionojë sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Republikës së Kosovës që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar historikisht që çdo provë që prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër Ushtrisë tonë Çlirimtare janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim, që të rishkruajnë historinë. Nuk ka asnjë përpjekje e cila do të mund të njollosë luftën e drejte e çlirimtare të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Ka qenë një luftë për të mbrojtur popullin e pambrojtur të Republikës sonë nga forca gjenocidiale të Millosheviqit, por është fat i keq për gjithë rajonin, që akoma mbetjet e Millosheviqit e udhëheqin Serbinë dhe pikërisht për shkak se ende mendësia e njëjtë të viteve të 90-ta mbizotëron në Serbi, i përdorin të njëjtat metoda që i kanë përdorur edhe në vitet e 90-ta”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje për unitet institucional dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës, duke theksuar nevojën për mbrojtje të historisë dhe sovranitetit të vendit.

“Duhet të gjithë ne si institucione, qytetarë, si popull, si komb t’i bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës se Kosovës. Institucionet tashmë kanë shprehur nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë edhe zyrtarisht shqetësimin rreth përdorimit të provave të tilla nga shtet i cili deri sot e ka dëshmuar se nuk ka asnjë synim tjetër pos të ktheje rajonin mbrapa në kohën e luftërave e konflikteve përderisa synimi i vetëm i Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj është paqja, stabilitet dhe mbrojtja me çdo kusht e Republikës, sovranitetit por edhe historisë sonë të lavdishme”, ka thënë Osmani.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, më 7 gusht, në orën 17:00, sic kanë thënë kundër padrejtësisë që po bën Gjykata Speciale në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën